Funta ka arritur nivelin më të lartë në këto dhjetë javët e fundit kundrejt monedhës euros.
Monedha britanike shënoi rritje edhe kundrejt dollarit amerikan. Ajo u rrit me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1.3475 funte për dollarë amerikanë, shkruan ‘monitor’.
Funti britanik avancoi edhe kundrejt euros. Ai u rrit me 0.4 për qind, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej 17 korrikut, përcjell albinfo.ch.
Euro gjithashtu ka rënë edhe ndaj dollarit amerikan, si dhe ndaj frangut.