Vetëm 10 ditë më parë, një valë e ftohtë arktike solli temperatura nën zero dhe borë në shumë rajone të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ditët e ardhshme do të sjellin mot më të ngrohtë dhe pranveror. Sipas meteorologut Klaus Marquardt nga MeteoNews, fundjava do të jetë “krejt e lirë nga ndikimi i dimrit.”
Ai shton se, me ngritjen e vijës së borës, temperaturat do të arrijnë dy shifra, duke sjellë një përmirësim të ndjeshëm nga moti i ftohtë i fundit.