Përdoruesit zviceranë të internetit ndonjëherë përpiqen të blejnë mallra jashtë vendit për më pak para sesa kushtojnë artikujt e krahasueshëm në Zvicër.
Sidoqoftë, disa platforma automatikisht i përcjellin klientët në një sit zviceran, ku çmimet janë më të larta, transmeton albinfo.ch.
Praktika e përcjelljes automatike të klientëve në një platformë zvicerane, nuk do të tolerohet më nga janari 2022, sipas NZZ.
Një ndryshim legjislativ do të shfuqizojë këtë praktikë, por kompanitë e huaja mund të refuzojnë të dërgojnë mallra më të lirë në Zvicër, shkruan NZZ.