Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Stefan Fule, ka thënë se Serbia duhet të bëjë përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ose të përballet me rrezikun e bllokimit të hyrjes në BE nga ana e shteteve anëtare.
“Kam dëgjuar një numër komentesh se askush nuk është i gatshëm që të pranojë një anëtar të ri, po qe se ai ka çështje të hapura në rajonin, prej nga vjen, me fqinjët e tij”, ka thënë Fule pas një takimi me ministrin e jashtëm, Vuk Jeremiq.
Jeremiq ka thënë se pret që nga dialogu të dalin së shpejti rezultatet e para.