Parlamentarë zvicranë nga radhët e socialdemokratëve dhe të gjelbërve kanë ftuar për vizitë udhëheqësin e opozitës greke, majtistin radikal Alexis Tsipras.
Deputetët në fjalë, ëe një letër dërguar liderit grek i kanë propozuar atij muajin shtator, kohën e sesionit parlamentar vjeshtor për ta zhvilluar këtë vizitë.
Ndër nënshkruesit e parë të kësaj ftese kanë qenë deputetët e SP-PS Cedric Wermuth dhe Mathias Reynhard.
Federata radikale e majtë Syriza, e udhëhequr nga Tsipras, në zgedhjet e fundit në Greqi ka siguruar 71 ulëse në parlament dhe përfaqëson forcën e dytë më të madhe në vend. Por Tsipras ka hedhur poshtë mundësinë e pjesëmarrjes në qeverisje.