Organizatorët e edicionit të 29 të festivalit të këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”, këngës për fëmijë “Fluturat 2017” kanë ftuar të gjithë kompozitorët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora që të konkurrojnë me krijimet e tyre më të reja.
Ata thonë se konkursi do të jetë i hapur deri me 6 shtator. Këtë vit për shkak të procedurave tenderuese festivali do të mbahen në pjesën e fundit të muajit shtator, transmeton albinfo.ch.
Festivali “Zambaku i Prizrenit” është një ndër festivalet më të vjetrit në Kosovë, nëpër vite ka ruajtur frymën e vlerave të mirëfillta dhe është shndërruar në një nga aktivitetet që hyjnë në përshkrimin e ngjarjeve të qytetit në Prizren.