Pjesë e delegacionit nga Maqedonia është edhe ministri pa portofol, përgjegjës për tërheqjen e investimeve të huaja, Visar Fida, si dhe promotori ekonomik në Zvicër, Arlind Zeqiri.
Delegacioni nga Shkupi kishte realizuar të martën takime të drejtpërdrejta me menaxhmentet e kompanive në sektorin e ushqimit dhe në fushën e pajisjeve të prodhimit dhe të sistemeve për ngrohje, ftohje dhe ventilim, si dhe në firma të prodhimit të pjesëve të automjeteve.
Organizuar nga konsulli i nderit i Maqedonisë në Linteshtajn, Norbert Seger, Oda Ekonomike e Lihtenshtajnit, Ambasada e Maqedonisë në Zvicër, si dhe zyra për promovimin e investime të huaja në Bernë do të mbahet të mërkurën në Cyrih një takim me përfaqësues të komunitetit të biznesit të Zvicrës dhe Lihtenshtajnit.