Të nderuar prindër,
Ju që jetoni në Zvicër, ju njoftojmë se “Shkolla Shqipe në Zvicër” ka filluar me orët mësimore në gjuhën shqipe, Online.
Këto orë mësimore, mund t`i vijojnë të gjithë fëmijët e moshës shkollore nga klasa e I-VIII, të cilët jetojnë në Zvicër.
- Mësimet zhvillohen në bazë të planit dhe programit mësimor të “Shkollës Shqipe në Zvicër”, të miratuar nga Këshilli i Arsimtarëve.
- Këshilli i Arsimtarëve përbëhet nga mësues me një përvojë shumëvjeçare në fushën e arsimit dhe të edukimit.
- Nxënësit janë të ndarë në grupe, në bazë të niveleve të njohjes së gjuhës shqipe.
Edhe njëherë ju ftojmë që fëmijët tuaj t`i regjistroni në shkollën shqipe sepse mësimi në gjuhën amtare është shumë me rëndësi edhe për mësimin e gjuhëve të tjera.
Shkolla Shqipe është shkolla Jonë!
Bashkohuni me ne! – Shqip të mësojmë!
Për detaje të tjera ju lutem na kontaktoni:
Dr. Vaxhid Sejdiu,
Tel. 076 321 26 94
E-Mail: vaxhid_sejdiu@hotmail.com