Programi Rajonal për Promovimin e Hulumtimeve në Ballkanin Perëndimor (RRPP), me qendër në Universitetin e Friburgu-t në Zvicër, ka lansuar një Ftesë për propozime të hulumtimit rajonal, i hapur për hulumtuesit si dhe institucionet nga vendet e Ballkanit perëndimor.
I lansuar në vitin 2007 dhe i mbështetur nga Drejtoria për Zhvillim dhe Kooperim e Zvicrës (DEZA-DDC), RRPP synon përforcimin e kapaciteteve hulumtuese në fushën e shkencave shoqërore në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.
Afati i aplikimit për projektet e RRPP-së zgjat deri më 20 shtator 2011. Për të mësuar më shumë rreth këtij projekti vizitoni sajtin e RRPP-së.