Për nder të 17 shkurtit me rastin e përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kemi kënaqësinë që t‘ju ftojmë të festoni të gjithë së bashku këtë ditë të shënuar në historinë tonë, thuhet në njoftimin e shoqatës “Atdheu”.
Manifestimi mbahet të shtunën, më 26 shkurt 2022, në orën 19:00, Bärenssaal Frutigenstrasse 68 B 3604 Thun.
Këshilli i shoqatës “Atdheu” në Thun organizon për të pranishmit programin kulturor-argëtus, këngë e valle nga trevat shqiptare.
Ju argëtojnë:
SH.K.SH Atdheu, në Thun dhe SH.K.A. nga Berna, këngëtari i mirënjohur Besnik Berisha me orkestren Fitim Kastrati.
Në manifestim mund të marrin pjesë vetëm personat që dëshmojnë me certifikatën e Covid-19 se janë të vaksinuar si dhe ata që kanë bërë testin, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë.
Fëmijët nën moshën 16 nuk kanë nevojë për certifikatë.
Me nderime dhe respekt,
Shoqata kulturore shqiptare “Atdheu” në Thun
