Ish-ushtarë të UÇK’së por edhe dëshmitarë, të ftuar nga Gjykata Speciale po i pranojnë ftesat në forma të ndryshme. Time Kadrijaj ishte çuditur nga kjo mënyrë e kontaktimit, pasi që asaj nuk iu kishte dërguar ndonjë ftesë e shkruar.
Pas një muaji ajo mori edhe një telefonatë nga të njëjtit hetues, ndërsa kësaj radhe caktuan një takim në një nga restorantet e Prishtinës.
‘Me telefonuan pas një muaj, dhe ftesa mu ka dorëzu në Baron, aty më është thënë që janë sistemuar, kanë qenë dy vetë dhe aty është bërë dorëzim-pranimi i ftesës’.
Kadrijaj, tutje tregon se mendoi që dikush po e manipulonte. Pasi sipas saj, për t’u dërguar një ftesë aq zyrtare do duhej të kontaktohej vendi i punës, apo një formë e ngjashme dhe jo të dorëzohej në lokale percjell Albinfo.ch.