Shoqata Kulturore Shqiptare në Nyon me Rrethinë (SHKSHNRR) ju fton në manifestimin me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më 22 shkurt 2020, prej 18:30, në sallën komunale në Nyon (rue des Marchandises 4).
Shkolla shqipe në Nyon me programin e saj vë në dukje rëndësinë e gjuhës, folklorit dhe flamurit kombëtar shqiptar, që së bashku janë forcim i identitetit kombëtar.
Programi i festës ofron një udhëtim muzikor në trevat tona.
Manifestimi do të përcillet me disa specialitete të kuzhinës sonë.
Hyrja është falas dhe e hapur për të gjithë.
Ju mirëpresim!