Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë ka nisur të furnizohet me armatim të ri. Këtë e ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
“Ushtria jonë është furnizuar e vazhdon të furnizohet me armatim dhe pajisje moderne. Vendi ynë është i sigurt falë ushtrisë sonë dhe aleatëve tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Mehaj në Facebook.