Me trafikimin e qenieve njerëzore kanë bërë më shumë para se me trafikimin ilegal të narkotikëve dhe armëve. Ky është konkluzioni i Agjencisë evropiane për mbrojtjen e kufijve, Frontex.
„Trafikimi i qenieve njerëzore është aktualisht biznesi më fitimprurës në botë”, citojnë media italiane në zëdhënëse të Frontex-it, Izabella Cooper.
Trafikantët janë gjithnjë më të kërkuar në rrjete sociale, të tilla si Facebook. Për shërbime e tyre ata merren vesh në rrjetet sociale dhe negociojnë çmimet dhe caktojnë udhëtimin për emigrantët.
Sipas Europol-it, më shumë se 30 mijë trafikantë janë aktivë në Evropë.
“Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore është një përparësi absolute, jo vetëm për Europol-in, por për të gjitha vendet e BE-së”, theksoi shefi i agjencisë në luftën kundër krimit të organizuar, njësa e Europolit, Robert Crepinko.
Europol ka në plan për të ngritur një njësi në portin grek të Pireut, për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore nëpërmes Turqisë.