Disa persona lajmëruan policinë për një vozitje të rrezikshme, e cila po ndodhte në Belfry.
Policia gjeti se një 26-vjeçare ishte vozitëse në veturë, por ajo iku, e më pas u ndalua 10 kilometra më vonë në Matran.
Aty 26-vjeçarja rezistoi që të arrestohej nga policia e Freiburgut dhe u tregua e dhunshme me zyrtarët policorë.
Gruaja u prangos, ndërsa policia i mori edhe patentë shoferin.
Në përgjithësi, policia e Freiburgut kishte njoftuar për ‘luftën’ ndaj shkelësve të trafikut.
Ata kanë njoftuar se vetëm në këtë fundjavë janë vërejtur disa shkelje nga shumë automjete dhe vozitës.