Analistët e “Bloomberg” thonë se përfundimisht të paktën deri në 2016 do të vazhdojë kursi i këmbimit të jetë 1.2 franga karshi euros.
Më shumë se tre të katërtat e të anketuarve në një anketë të analistëve “Bloomberg” konsiderojnë se të paktën edhe dy vjetët e ardhshëm pritet të jetë i fiksuar këmbimi i valutës zvicerane, që do të shërbejë si një zonë e sigurt për ruajtjen e pronës në krizat ekonomike.
Ekspertët e ekonomisë besojnë se Banka Qendrore e Zvicrës nuk do të ndryshojë politikën monetare.