Pasi Banka Kombëtare e Zvicrës uli normën e interesit nga 1.75 në 1.50 për qind të enjten, frangu, një nga monedhat më të forta në botë, është dobësuar me 1 për qind, përcjell albinfo.ch.
Si rezultat, dollari amerikan fitoi pak vlerë kundrejt frangut.
Dhe krahasuar me euron, monedha zvicerane ra në nivelin më të ulët të tetë muajve prej 1.02220.