Rreth njëqind bashkëpunëtorë të “Ferrarit” marshuan të premten në Valais. Por policia ishte paralajmëruar nga vetë prodhuesi i makinave sportive.
Në qytetin e Bovernier në Valais, disa prej tyre ranë në radar. Shpejtësinë e lejuar prej 80 km / h e tejkaluan disa here më tepër, përcjell albinfo.ch.
Policia e Valais ishte informuar paraprakisht nga organizatori i prodhuesit të makinave sportive për një takim të markës dhe në përputhje me rrethanat rriti kontrollin në aksin e Grosser St. Bernhard dhe në rrugën Forclazpass.
Një francez 20-vjeçar ishte kapur në radar duke tejkaluar shpejtësinë 200 kilometra në orë.
Ai menjëherë ka marrë një dënim prej 3500 frangash. Përveç kësaj, ai nuk mund të shkelë në rrugët e Zvicrës për një periudhë të pacaktuar.
Sipas policisë, u morën disa thirrje nga banorët, të cilët u ankuan për sjelljen jo të hijshme të një grupi vizitorësh.