Skip to content

Francezi fiton në loto 100 milionë euro

101 milionë euro të lojës së fatit "Euro Milion's" shkojnë në Francë

21 dhjetori ishte me fat për një qytetar në Francë, i cili ka qëlluar të gjithë numrat fitues, për t’i marrë 101.835.641 e mbledhura në fondin e “Euro Milion’s”. Këto mjete mjaftojnë për blerjen e 2.5 tonë ari.

Kjo është shuma e tretë më e madhe e fituar që nga fillimi i kësaj loje të fatit në Francë .  Cmimi rekord në Francë 169.837.010 €  është fituar më 13 nëntor 2012.

Lotoja “Euro Milion’s” luhet në nëntë shtete evropiane: Francë, Britani të Madhe, Spanjë,  Luksemburg, Belgjikë, Zvicër, Portugali, Irlandë dhe Austri.