Francezët janë më të pakënaqur dhe më të dekurajuar sesa kanë qenë ndër vite, sipas një studimi, përcjell Albinfo.ch.
Frika dhe kufizimet gjatë pandemisë Covid-19 çuan në një rënie të kënaqësisë së përgjithshme të jetës, raportoi sot zyra e statistikave INSEE.
Rezultati mesatar i kënaqësisë nga jeta në vitin 2021 ishte 6.8 nga 10, vlera më e ulët që nga viti 2010, kur nisi sondazhi.
Sipas Dpa, në vitin 2020, vlera ishte 7.3.
Studimi vuri në dukje se niveli i pakënaqësisë rritet ndërsa individët rriten në moshë.