Vedat Muriqi është një ndër lojtarët më të kërkuar në ligën elitare turke për afatin kalimtar të verës.
Sulmuesi i Kosovës vetëm gjatë sezonit të kaluar ka realizuar 17 gola dhe ka asistuar në tetë raste.
Kjo ka bërë që të zgjojë interesimin e shumë klubeve, në mesin e tyre të Galatasarayt, Fenerbahçes si dhe Toulouses.
Kjo e fundit, sipas drejtorit sportiv të Rizesporit, Hakan Bal, ka ofruar jo më pak se dhjetë milionë euro.
“Kemi marrë një ofertë prej dhjetë milionë eurosh prej Toulouses, Galatasaray ka ofruar deri më tani 2.5 milionë sosh, plus dy lojtarë”, ka pohuar ai.
Theksojmë se Feneri është i gatshëm të paguajë për momentin dy milionë euro, por oferta do të rritet edhe ca milionë të tjerë.
Ndryshe, 25-vjeçari thuhet se po kërkon të transferohet te Galata, pasi dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.