Skip to content

Francezët, kundër kthimit të monedhës vendëse

Shumë qytetarë francezë konsiderojnë të jetë opsion joreal të kthehet në qarkullim monedha nacioanle franceze, ndërsa gjithashtu vazhdojnë të përdorin euron, tregon rezultati i kompanisë franceze për hulumtime, përcjell albinfo.ch. Sipas sondazhit, 80 për qind e francezëve besojnë se kthimi i monedhës së vjetër nacionale në përdorim nuk është real. Në mesin e atyre që […]

Shumë qytetarë francezë konsiderojnë të jetë opsion joreal të kthehet në qarkullim monedha nacioanle franceze, ndërsa gjithashtu vazhdojnë të përdorin euron, tregon rezultati i kompanisë franceze për hulumtime, përcjell albinfo.ch.

Sipas sondazhit, 80 për qind e francezëve besojnë se kthimi i monedhës së vjetër nacionale në përdorim nuk është real. Në mesin e atyre që besojnë se ky opsion nuk është real, 53 për qind e tyre e konsiderojnë kthimin e frangut “absolutisht joreal”, raporton AFP.

Në anën tjetër, një sondazh në Francë tregoi se 19 për qind e qytetarëve besojnë se është e mundur kthimi i frangut francez në përdorim dhe pesë për qind konsiderojnë se opsion është “shumë i mundur”.

Kandidatja presidenciale, Marine Le Pen, propozoi një kthim të monedhës nacionale në përdorim.