Rrugëtimi i kujtimeve dhe tingujve të Françesk Radit vazhdon… Këtëj herë në Zürich, në një pasdite të veçantë ku arti dhe kujtesa bashkohen në harmoni.
Biblioteka Pestalozzi, Hardau – Zürich
E shtunë, 29 nëntor 2025
Ora 12:00
Ekspozita “Françesk Radi: Jeta dhe Tingulli i Tij” udhëton drejt Zürich, nën kujdesin e Aina Hoti në bashkëpunim me Tefta Radi dhe kuratorin Elian Stefa, për të sjellë për publikun dhe artdashesit e diasporës; jetën, artin dhe shpirtin e pandalshëm të artistit.
Një falënderim të veçantë për mikpritjen ndaj Suela Jorgaqit, drejtoreshë e Bibliotekës Pestalozzi, që e pret me dashuri këtë ngjarje kulturore. 
Pjesëmarrja është falas, por kërkohet regjistrim paraprak:
Ejani të ndajmë bashkë art, kujtime dhe emocione që nuk harrohen!
