Franca është në fillimin e një vale të pestë të COVID-19, deklaroi të mërkurën ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran.
“Disa vende janë tashmë zyrtarisht duke përjetuar një valë të pestë. Ajo që ne po përjetojmë në Francë duket qartë si fillimi i një vale të re pandemie”, tha Veran, duke shtuar se virusi po përhapej me ritme të përshpejtuara.
Ministria e Shëndetësisë raportoi për 11.883 raste të reja të mërkurën. Bëhet fjalë për ditën e dytë me radhë me një shifër infektimesh mbi 10 mijë.