Autoritetet në Francë kanë konfirmuar se numri i të lënduarve nga përplasja e dy tramvajeve në stacionin qendror të Strasburgut ka shkuar në 68.
Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur kur një tramvaj, i cili ishte ndalur, lëvizi papritur mbrapsht nga një pjerrësi për arsye ende të panjohura, duke u përplasur me një tjetër tramvaj të palëvizshëm.
Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në zhvillim ndërsa tashmë është konfirmuar se përplasja nuk ishte e qëllimshme, shkruan BBC, përcjell albinfo.ch.
Deri më tani nuk raportohet për viktima.
https://x.com/BNONews/status/1878106414897316125