Presidenti i Francës Emmanuel Macron, pas rezultateve të zgjedhjeve evropiane ka shpërndarë parlamentin francez dhe ka shpallur zgjedhje të parakohshme.
Mediat franceze kanë raportuar se sondazhet tregojnë që Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen do të mposht partinë e Macron në një fitore historike për partinë. Zgjedhjet parlamentare franceze do të mbahen më 30 qershor dhe 7 korrik.
Në anën tjetër, sipas sondazheve, partitë e ekstremit të djathtë kanë bërë gjithashtu fitime të konsiderueshme në Austri dhe Gjermani, transmeton albinfo.ch.