Në vitin 2016 shqiptarët ishin më shumë se sa irakianët apo sirianët që kërkuan azil në Francë. Ata gjendën në krye të statistikave OFPRA, ndërsa shanset e tyre për të marrë azil janë ende pothuajse zero, ndërkohë që Këshilli i Shtetit ka konfirmuar se Shqipëria, Kosova dhe Serbia ishin “vende të sigurta”, njofton albinfo.ch.
Që nga mesi i janarit deri në fund të nëntorit 2016 jo më pak se 5.700 kërkesa kanë qenë të paraqitura nga shqiptarët në Francë. Ky fenomen veç sa ndërlikon menaxhimin e kërkesave për azil, ndërsa sistemi francez po vuan gjithnjë e më shumë nga kriza e migrimit.
Në të vërtetë, Franca regjistron çdo muaj afro 293 aplikacione për azil të parashtruara nga shqiptarët në tremujorin e parë të vitit 2016, ndërsa ky numër është rritur për tri herë më shumë gjatë muajve, për të arritur në 973 veta vetëm në muajin nëntor 2016.
Megjithatë, kjo rritje e përgjithshme prej 93% në mes të njëmbëdhjetë muajve të parë të 2015-ës dhe të njëjtën periudhë në vitin 2016 mund të jetë vetëm fillimi. Kështu mendon ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi. Më 9 dhjetor 2016 ai i pati dërguar një letër ministrit të Brendshëm me titull “Fryrje e emigracionit shqiptar në Francë”, ku arrin në përfundimin se “kjo situatë mund të përkeqësohet në muajt e ardhshëm për shkak të zbatimit të ligjit të ri, i cili kufizon kontrollet e Shqipërisë në kufi».