Rritja e numrit të infektimeve me Covid në Kinë ka nisur të krijojë shqetësime te vendet evropiane.
Në këtë drejtim, Franca u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të vendosin kushtin e testit negativ për COVID-19 për udhëtarët kinezë, transmeton albinfo.ch.
Një vendim të tillë tashmë e ka ndërmarrë Franca pas lajmeve se në Kinë ka shpërthyer një valë e re infektimesh.
Ndërkohë edhe Italia dhe Spanja kërkojnë test negativ nga 27 shtetet e bllokut.