Franca u bë vendi i parë në botë, i cili ndalon përdorimin e gotave plastike dhe enëve, raportuan mediat franceze, duke shtuar se ndalimi i plotë do të hyjë në fuqi nga 2020, përcjell albinfo.ch.
Me ligjin që ndalon përdorimin e gotave dhe enëve të plastikës, kompanitë kanë kohë brenda katër vjetëve që të mësohen me këtë dispozitë.
Me legjislacionin e ri në Francë do të duhet të bëhen gotat dhe enët me origjinë biologjike, e cila shpejt prishet.
Franca ka ndaluar tashmë përdorimin e qeseve plastike, një masë që është futur në vendet e tjera.