Policia shqiptare dhe ajo franceze, në një aksion të përbashkët, kanë kthyer pesëdhjetë shtetas shqiptarë, të cilëve Franca ua kishte refuzuar azilin,transmeton albinfo.ch.
Ministria e Brendshme e Shqipërisë thotë se ky operacion kishte një veçanti, pasi u kthyen familjarë me të mitur dhe të gjithë të riatdhesuarit janë azilkërkues në Francë.
Zv.ministria e Brendshme, Rovena Voda, në një prononcim për media në aeroportin e Tiranës ka deklaruar se çdo përpjekje për kërkim azili është e kotë.
Sipas saj, Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta dhe ka bërë thirrje për të mos ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim, por të kërkojnë rrugë ligjore për t’u punësuar në vendet e BE-së.
Ndërsa Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj, ka thënë se fluturimet me qytetarë të riatdhesuar janë rritur kohëve të fundit.
Franca kthen 50 shqiptarë, të cilëve iu refuzua azili
0 Likes
0 Share
Policia shqiptare dhe ajo franceze, në një aksion të përbashkët, kanë kthyer pesëdhjetë shtetas shqiptarë, të cilëve Franca ua kishte refuzuar azilin,transmeton albinfo.ch. Ministria e Brendshme e Shqipërisë thotë se ky operacion kishte një veçanti, pasi u kthyen familjarë me të mitur dhe të gjithë të riatdhesuarit janë azilkërkues në Francë. Zv.ministria e Brendshme, Rovena […]