I riu shqiptar Roland Arifi të cilit Franca i kishte refuzuar lejeqëndrimin, është shndërruar në hero të ditës kur kishte rastisur të shpëtojë jetën e një fëmije 8-vjeçar, i cili rrezikonte të digjej, transmeton Albinfo.ch.
Ky akt i tij është vlerësuar i guximshëm nga banorët e rrethit të Trois Cités de Poitiers, duke qenë se ai nuk u frikësua të hynte mes flakëve derisa një banesë që shërbente si pavijon për fëmijë të vegjël është përfshirë nga zjarri.
Mediat franceze ndërkohë raportuan se Roland Aliut i është refuzuar gjithmonë leja e qëndrimit.