Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa , është takuar sot me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Në këtë takim ministri Mustafa ka njoftuar ambasadorin për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, duke vlerësuar se situata është e qetë dhe stabile.
Ai po ashtu vuri në dukje angazhimet që po bëhen sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch
Ndërsa Ambasadori, Chabert u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka ekzistuar mes dy vendeve, sidomos sa i përket bashkëpunimit policor.