Franca i ka ndarë 100 milionë euro të tjera ndihmë financiare dhe humanitare për Ukrainën, tha Ministria e Jashtme franceze në një deklaratë të martën.
“Përballë situatës humanitare në Ukrainë të shkaktuar nga pushtimi i vendit nga Rusia dhe në përgjigje të kërkesës së autoriteteve ukrainase, Franca ka vendosur ta mobilizojë një paketë financiare prej 100 milionë eurosh për të dhënë një përgjigje për popullsinë e prekur nga konflikti”, thuhet në deklaratë.
“Përveç mbështetjes financiare për OJQ-të dhe organizatat shumëpalëshe, ndihma jonë merr formën e ndihmës urgjente humanitare.”/CNN