Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm, si pasojë e kesaj kanë humbur të paktën 50 persona jetën dhe ekipet e shpëtimit ende janë në kërkim të gjetjes së trupave nga nën rrënojat.
Shumë shtete dhanë ndihmën e tyre në mënyra të ndryshme, së fundi Franca ka dërguar 44 shpëtimtarë, që do të ndihmojnë në gjetjet e të zhdukurve nga tërmeti, shkruan albinfo.ch.
44 shpëtimtarët e trajnimit të sigurisë civile, me 3 qen, sapo kanë lënë Francën. Ekspertët e shpëtimit do të ofrojnë përkrahjen e tyre në terren.


