Ata janë sjellë në Shqipëri në saj të operacionit riatdhesimit për shqiptarë, të cilët qëndronin me dokumente të parregullt në territorin francez, belg e gjerman, si edhe për persona apo familje, të cilëve u është refuzuar azili.
Operacioni është mbështetur nga Frontex dhe të gjithë kanë marrë vendim për të dalë nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen.
Policia e Shtetit edhe një herë apelon për të gjithë shqiptarët që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.