Emigrantët në Francë do ta kenë tani më të vështirë të bëjnë bashkim familjar dhe do t’u zgjatet periudha për të siguruar qasje në përfitimet e shtetit.
Kjo pasi Parlamenti francez miratoi një legjislacion që ashpërson politikën e emigracionit pas muajve të tërë bllokadë politike, përcjell albinfo.ch.
Projektligji i ndryshuar u mbështet nga partia e qendrës, e presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe partia e krahut të djathtë e Marine Le Penit, Marshi Kombëtar.
Partitë e majta e akuzuan Macron se po i bënte lëshime të djathtës eksteme.
Ky ligj është një dhunë e padurueshme drejt parimeve tona të përbashkëta, duke qenë se shënjestrimi i të huajve nënkupton përgatitje për të shënjestruar veten tonë”, deklaroi Mathilde Panot, kryetare e së majtës ekstreme.