Qindra shqiptarë kanë protestuar sot para gjykatës franceze në Colmar për lirimin e Ramush Haradinajt.
Haradinaj do të paraqitet më 6 prill për herë të tretë para trupit të gjykatës franceze, ku pritet vendimi i autoriteteve franceze për lirimin e tij.
Haradinaj është ndaluar në fillim të janarit nga autoritetet franceze me urdhërarrest të autoriteteve serbe.














