Sot në Tiranë u mbajt Samiti i Ballkanit Perëndimor me BE-në mbi Planin e Ri të Rritjes, përcjell albinfo.ch.
Para pak momenteve liderët janë mbledhur së bashku për të bërë fotografinë e përbashkët.
Në foto mungon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mori pjesë në samit virtualisht.
Samiti pati në fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura dhe investime që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.
Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore: Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian, rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, përshpejtimi i reformave themelore dhe rritja e ndihmës financiare.