Xherdan Shaqiri ndoshta nuk po kalon në një moment të mirë në fushë, por jashtë saj duket se aspak nuk po vuan.
Ylli shqiptar është i pasionuar pas veturave dhe nuk heziton të blejë më të rejat, përcjell albinfo.ch.
Shaqiri ka blerë një veturë “Rolls-Royce”, që kushton jo më pak se 370 mijë franga, shkruajnë mediat zvicerane.
https://telebasel.ch/2019/04/08/xherdan-shaqiri-leistet-sich-rolls-royce/
Është “Rolls-Royce” më i fuqishëm i të gjitha kohëve, shkruan prodhuesi i makinave në fjalë, në faqen e vet të internetit. Modelet më të reja u paraqitën në “Geneva Motor Show”.
Vetura të tilla kanë edhe yjet tjerë botëror si Cristiano Ronaldo, Paul Pogba, Antoine Griezmann etj.
https://shilfa.com/switzerland/xherdan-shaqiri-now-runs-rolls-royce/