Këmbëngulja prej nëne e Analia Bouter për t`i dhënë lamtumirën vajzës së saj të vdekur i kishte shpëtuar jetën foshnjës! Atë, personeli i spitalit e kishte vendosur në morg, duke e konsideruar të vdekur.
Prindërit shkojnë në morg dhe zhurma që dëgjojnë nga arkivoli u sinjalizon se vajza po jetonte. Kjo ka ndodhur në qytetin Resistencia në verilindje të Argjentinës, njofton një zyrtari i shëndetësisë në këtë qytet.
Vajzës, para se të lindej i ishte vënë emri Luciana Abigali, thotë e ëma. Por pas “rilindjes” mrekullibërëse prindërit duan t`ia japin një emër tjetër “Luz Milagros” që në spanjishte ka kuptimin dritë dhe mrekulli.
Për atë se si ka mundur të ndodhte që fëmija i gjallë të dërgohej në morg, zyrtario i shëndetësisë ka shpallur se do të bëhet një kontrollim i përpiktë i gjithë rrjedhës së ngjarjes, transmeton sda. Secili punonjës i spitalit do të sqarojë se çfarë ka vepruar dhe rrjedhimisht, dikush do të marrë përgjegjësi.