Forumi i Femrave Shqiptare organizon festë humanitare, të dielen, më 29 prill 2018 në diskotekën e njohur, “Bolero”.
Takimi festiv fillon në mesditë, prej orës 13.00 dhe vazhdon deri në ora 18.00. Kjo festë humanitare është e rezervuar vetëm për vajza dhe gra.
Të gjitha të ardhurat shkojnë për aktivitet human, pra edhe hyrja në shumë prej 20 frangave, i dedikohet familjeve në nevojë.
