Shoqata “Forumi Femrat Shqiptare” vazhdon me aktivitetet e saj humanitare. Pasi ka ndihmuar shumë familje, kjo Shoqatë ka ndihmuar të riun nga Vushtrria, Qëndrim Aliu me 20 mijë euro, shkruan albinfo.ch.
Lajmin e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale, duke i uruar shërim Qëndrimit.
Forumi i Femrave Shqiptare ka një rrjet të gjerë që shtrihet pothuajse në çdo vend ku jetojnë shqiptarët. Kjo Shoqatë ka ndërtuar edhe shumë shtëpi në Kosovë.
Qëndrim Aliu , 20-vjeçar, është diagnostikuar me një kancer të rrallë që i është shfaqur jashtë fytyrës së tij. Shërimi i tij kushton 52 mijë euro.
30 mijë nga to, ia ka ndarë ministria e Shëndetësisë së Kosovës, siç ka treguar prindi i tij, Mazllum Aliu.
Gjithashtu shumë qytetarë dhe biznese janë mobilizuar për të ndihmuar Qëndrim Aliun.