Është themeluar dje në Zvicër një “parti” për njerëzit pa parti, e cila është pagëzuar parteifrei.ch. Kjo organizatë, e ngjashme me partitë ka vendosur si moto të saj sloganin ”për politikë të arsyes në vend të politikës partiake”.
“Partia e të pa partive” madje ka ambicie që të konkurrojë me listën e saj në zgjedhjet parlamentare për nivelin federal, që mbahen në këtë vjeshtë.
Rreth dhjetë anëtarë të grupit themelues kanë miratuar një statut, të cilin kandidatët për zgjedhje e kanë si kusht që ta pranojnë atë, shkruan blick.ch..
Partia e re ka për synim të angazhohet veç tjerash për vlerat si liria, demokracia, pavarësia, paqja, dhe qëndrueshmëria.