Vendimi për formimin e kësaj ministrie u mor sot në mbledhjen e Qeverisë pas ndryshimeve të fundit të Qeverisë, që erdhën si rezultat i zgjedhjes së presidentit koncensual, i cili më parë i takonte AKR-së.
Formimin e kësaj ministrie e ka konfirmuar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili, duke folur edhe rreth mosemërimit të zëvendësministrave, tha se këtë çështje nuk e sheh si mosfunksionim të Qeverisë.
Ai tha se brenda 100 ditëshin e Qeverisë do të kompletohen ministritë edhe me zëvendësministra.
Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se kjo ministri e re do të jetë adresë e vërtetë për të gjitha nevojat dhe shqetësimet e atdhetarëve tanë në diasporë dhe forcimit të lidhjes së tyre me vendlindjen.