Granit Xhaka do t’i prijë Zvicrës kundër Hungarisë. Ndeshja është e vlefshme për Grupin A dhe nis nga ora 15:00, përcjell albinfo.ch.
Xherdan Shaqiri do ta nisë nga banka rezervë, ashtu siç u raportua më herët. Në bankë është edhe shqiptari tjetër Ardon Jashari.

Mediumi zviceran “Blick” raporton se trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, do ta lë në bankë Shaqirin për ndeshjen që nis nga ora 15:00.
Ndërkohë Granit Xhaka do të jetë i padiskutueshëm në formacion.
Formacioni zyrtar u publikua në orën 14:00.