Në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2023”, sonte nga ora 20:45 Shqipëria do të ndeshet me Poloninë, në stadiumin “Air-Albania” në Tiranë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar përbërjet startuese, ku në portë ka Thomas Strakoshan, ndërsa në mbrojtje do ta ketë katërshen Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti e Mario Mitaj. Në mesfushë do të jenë Ylber Ramadani, Kristian Asllani, Nedim Bajrami dhe Jasir Asani.
Ndërkaq, sipas njoftimit në sulm dyshja Sokol Çikalleshi e Myrto Uzuni, përcjell albinfo.ch.