Kampionati Evropian përfundoi me triumfin e Italisë ndaj Anglisë me penallti.
UEFA ka publikuar formacionin e lojtarëve më të mirë në këtë turne, ku bënë pjesë edhe mesfushori shqiptar i Zvicrë, Granit Xhaka. Ai zhvilloi një turne të mirë, derisa shkëlqeu ndaj Francës, shkruan albinfo.ch.
Në këtë listë ndodhen tre lojtarë nga Italia, tre nga Anglia, dy nga Danimarka dhe nga një për Portugalinë dhe Francën.
Formacioni i më të mirëve të “Euro 2020”:
Donnarumma; Maehle, Chiellini, Maguire, Shaw; Pogba, Xhaka; Sterling, Chiesa, Dolberg; Ronaldo.