Kosova është mysafire e Sllovenisë në ndeshjen që fillon nga ora 20:45. Ky takim është i vlefshëm për Ligën C të Kombeve.
Edhe në këtë ndeshje Dardanët do të drejtohen nga Muharrem Sahiti, për shkak se, Bernard Challandes është ende me Covid-19, shkruan albinfo.ch.
Valon Berisha do të jetë nga fillimi, sikurse edhe Edon Zhegrova. Në mesfushë po ashtu është edhe Anel Rashkaj.
Kosova: Muriq, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Hadërgjonaj, Kryeziu, Rashkaj, Zhegrova, V. Berisha, B. Berisha, Muriqi.