Nga ora 18:00, Zvicra e pret Gjibraltarin në Sion, në ndeshjen e vlefshme për kualifkimet e Euro 2020.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë ndeshje, shkruan albinfo.ch.
Nga fillimi për Zvicrën do të jenë Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Albian Ajeti.
Nati pas tre ndeshjeve ka grumbulluar vetëm pesë pikë, por ndeshja ndaj Gjibraltarit shihet si shumë e lehtë.