Zvicra do të presë Lituaninë në ndeshjen që fillon nga ora 20:45, shkruan albinfo.ch.
Zviceranët hyjnë në këtë ndeshje pas fitores në udhëtim ndaj Bullgarisë, derisa për Lituaninë, sepse në mesjavë luajtën miqësore përballë Kosovës, ku pësuan humbje 4:0.
Për Zvicrën nga fillimi do të jenë kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Ndërkohë, në bankën rezervë ka përfunduar Admir Mehmedi.
Formacioni i Zvicrës: Sommer, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Vargas, Freuler, Xhaka, Widmer, Shaqiri, Seferoviq dhe Embolo.